Reagon Petrit Selimi pasi LV-ja u lavdërua me një shkrim të ‘The Economist’: Është i sponsorizuar

29 gusht 2023 | 14:43

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka reaguar pasi zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë marrë meritat për rritjen ekonomike në vend, duke u bazuar në një artikull të “The Economist”, ku në fakt askund nuk përmendej qeveria Kurti.

Selimi ka sqaruar se ky artikull ishte një reklamë me pagesë e publikuar në “Economist Impact”.

“Jo. ‘The Economist’ nuk tha që kompanitë kosovare janë duke sfiduar pritjet për ta udhëhequr vendin në të ardhmen. Kjo ishte një reklamë me pagesë në ‘Economist Impact’. Shumë vite më parë, ‘The Economist’ mbuloi pionerët e shkëlqyer të teknologjisë në Kosovë, por muajt e fundit, vetëm lajme të këqija erdhën nga Kosova”, ka shkruar Selimi në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se heshtja dhe mospezullimi i…