
Reagon profesori universitar Gëzim Qerimi: Murati po nxit anarki, askush s’është mbi Kushtetutën
Profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Gëzim Qerimi, ka thënë se qëndrimi i deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese është i papërgjegjshëm dhe nxitës kundrejt këtij vendimi.
Qerimi ka numëruar arsyet që, sipas tij, cenojnë rendin kushtetues dhe ka thënë se kjo retorikë nuk ka të bëjë as me drejtësinë, as me demokracinë, por me kapjen e institucioneve me çdo kusht. “Shteti nuk është lodër e pushtetit, dhe askush nuk është mbi Kushtetutën”, ka shtuar ai.
Postimi i plotë i Qerimit:
Qëndrimi i deputetit Hekuran Murati është i rrezikshëm, i papërgjegjshëm dhe nxitës ndaj themeleve të rendit kushtetues.
Së dyti, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjithë, përfshirë edhe Vetëvendosjen.
Së treti, kontestimi politik i vendimeve kushtetuese dhe nxitja për moszbatimin e tyre është thirrje për anarki, dhe anarkia është rruga më e shkurtër drejt luftës civile dhe shkatërrimit të shtetit.