Reagon vajza e Salih Mustafës: Babai im nuk do t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria

29 shtator 2025 | 19:25

Vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, i njohur si “Cali”, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Hagës lidhur me çështjen e viktimave.

Përmes rrjetit social Facebook, Buna Mustafa ka shkruar se pas bisedës me babain e saj, ai ka sqaruar qëndrimin e tij se vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe i motivuar politikisht.

Andaj sipas saj, Mustafa nuk do të kërkojë ndihmë nga shteti dhe populli që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria.

“Unë nuk ndihem përgjegjës moralisht, financiarisht apo në çfarëdo lloj forme tjetër, për shkak se ata nuk janë viktimat e mia. Rrjedhimisht, as nuk kërkoj ndihmë nga shteti dhe populli im që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria dhe nga qarqe të caktuara politike që përgënjeshtrojnë mbi të vërtetën për interesa të ulëta personale. Unë besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme”, citon vajza e tij, të ketë thënë Salih Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në takimin me pensionistët e Prizrenit, Kryetari Shaqir Totaj u…