Reagon Vuçiqi pas letrës së Bidenit për njohjen e Kosovës nga Serbia

07 shkurt 2021 | 13:08

Nuk ka kaluar më shumë se 30 minuta nga publikimi i letrës të presidentit amerikan, Joe Biden, për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku i kërkon njohjen e Kosovës, dhe ka ardhur përgjigja e menjëhershme e Vuçiqit.

“Njohja e ndërsjellë e Serbisë dhe Kosovës nuk qëndron në asnjë akt ndërkombëtar. Unë e kuptoj se ka një politikë të re amerikane, por përgjigja ime është e njëjta, siç ajo që dhashë në shtator po në Shtëpinë e Bardhë”, kështu ka deklaruar Vuçiq, para gazetarëve, në një improvizim për të dhënë qëndrimin pas letrës që kishte mbërritur nga Shtëpia e bardhë në Novi Dvor-Pallatin presidencial të Serbisë.

“Unë tashmë u kam thënë atyre një herë ballë për ballë se çfarë mendoj për njohjen e ndërsjellë dhe përgjigja ime nuk do të jetë ndryshe”, ka thënë Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rreze Duli,…