
Real Betisi interesohet për Asllanin
03 korrik 2025
| 17:00
Real Betisi po sfidon skuadrat italiane për shërbimet e Kristjan Asllanit, kanë njoftuar të enjten mediet e huaja. Asllani pritet të largohet nga Interi këtë verë dhe ekipi italian është në pritje të ofertave për shitjen e tij.
Së fundmi, në garë është futur edhe Betisi që po synon transferimin e mesfushorit të Shqipërisë në La Liga. Krahas Betisit, Asllanin po e kërkojnë edhe Fiorentina e Bologna, që kanë ofruar 13 milionë euro për kartonin e tij. 23-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, ndërsa karrierë ka bërë edhe te skuadra e Empolit.