Real Madrid mund Atleticon, siguron finalen e Superkupës ndaj Barcelonës

08 janar 2026 | 23:01

Real Madrid është kualifikuar në finalen e Superkupës së Spanjës 2026, pasi ka mposhtur rivalin e qytetit, Atletico Madrid, me rezultat 2-1 në gjysmëfinale.

Me këtë fitore, “Los Blancos” kanë siguruar një tjetër përballje “El Clasico” ndaj Barcelonës. Ndeshja ka nisur mirë për Real. Qysh në minutën e dytë, Federico Valverde ka realizuar një gol spektakolar nga goditja e dënimit prej rreth tridhjetë e pesë metrash, duke mposhtur portierin Jan Oblak.

Atletico ka reaguar duke krijuar disa raste, por portieri Thibaut Courtois është treguar vendimtar.

Në pjesën e dytë, Real Madridi e ka dyfishuar epërsinë. Rodrygo ka shfrytëzuar një asistim të Valverde, ka kaluar mbrojtjen e Atletico dhe ka shënuar për 2-0. Megjithatë, epërsia prej dy golash ka zgjatur pak, pasi Alexander Sorloth e ka ngushtuar rezultatin në 2-1 me gol me kokë.

Atletico ka vazhduar ta kërkojë barazimin, duke krijuar edhe disa raste të mira, por sërish Courtois ka qenë në nivel të lartë dhe e ka mbrojtur portën e Real deri në fund.

Me këtë fitore, Real Madridi kalon në finale, ku do të përballet me Barcelonën, në një përsëritje të finales së sezonit të kaluar, të cilën madrilenët e kishin humbur 5-2. Finalja do të luhet të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka arritur shifrën e 958-të golave të shënuar…