Real Madrid në panik: Ylli i skuadrës nuk luan ndaj Liverpoolit
03 nëntor 2025
| 13:51
Ylli 18-vjeçar i Real Madrid Franco Mastantuono ka pësuar lëndim dhe nuk do të paraqitet kundër skuadrës angleze Liverpool ditën e marte në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Sipas mediumeve spanjolle, argjentinasi ka dhimbje pubike (Pubalgia) dhe koha e rikuperimit të tij është ende e panjohur.
Mastantuono i shtohet listës së mungesave te Reali pas kapitenit Dani Carvajal dhe qendërmbrojtësit Antonio Rudiger.
Argjentinasi u transferua te Real Madrid nga klubi River Plate për një shifër prej 45 milionë eurove, dhe deri tani nuk ka arritur pritshmëritë e tifozëve madrilen.
Franco Mastantuono ka 9 paraqitje per Realit dhe ka arritur të shënojë vetëm një gol nga të gjitha paraqitjet.



