Real Madrid rikthen interesimin për yllin e PSG-së

24 shtator 2025 | 14:01

Real Madrid ka rifilluar përpjekjet për të transferuar mesfushorin portugez, Vitinha nga Paris Saint-Germain. Sipas mediave spanjolle, presidenti Florentino Pérez ka arritur një marrëveshje verbale me menaxherin e lojtarit, Jorge Mendes, për një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabéu”.

Trajneri Xabi Alonso e sheh 24-vjeçarin si zëvendësues ideal për boshllëkun e lënë nga Toni Kroos dhe Luka Modriq, duke e konsideruar Vitinha-n lojtarin perfekt për organizimin e lojës. PSG kërkon mbi 80 milionë euro, çka e bën negociatën sfiduese.

Vitinha ka shkëlqyer dy sezonet e fundit në Paris dhe madje ka përfunduar i treti në renditjen e Topit të Artë 2025, pas Lamine Yamal dhe Ousmane Dembélé. Një marrëveshje e mundshme do të siguronte për Real Madrid një mesfushor kreativ për dekadën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në nivel të ekipeve kombëtare, Kupa e Botës mund të…