Real Madridi afër zyrtarizimit të marrëveshjes me Rudigerin

05 maj 2022 | 15:15

Real Madridi po kalon nëpër momente magjike dhe gëzimi.

“Mbretërit” së fundmi e kanë fituar titullin e kampionit në Spanjë, ndërsa mbrëmë e kanë siguruar kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve pas përmbysjes që ia bën Manchester Cityt.

E hapi i radhës për “Mbretërit” është zyrtarizimi i përforcimit të parë për sezonin e ardhshëm.

Antonio Rudiger do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin madrilen, deri në verën e viti 2026.

Zyrtarizimi është vetëm çështje ditësh, ka njoftuar gazetari italian Fabrizio Romano.

Sipas tij, marrëveshja tashmë është arritur, por që nevojitet të pritet vetëm zyrtarizimi i tij.

Rudiger do të largohet nga Chelsea pasi do t’i skadojë kontrata në fund të muajit qershor, por që palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…