Real Madridi arrin marrëveshje me mbrojtësin e Bayernit, transferimi me kosto zero

06 nëntor 2025 | 15:02

Bayern Munich po përpiqet me ngulm të sigurojë të ardhmen e Dayot Upamecanos, por duket se negociatat për rinovimin e kontratës po komplikohen, pasi Real Madridi është futur fuqishëm në garë për qendërmbrojtësin francez.

Bavarezët kanë pasur një nisje të shkëlqyer të sezonit, dhe Upamecano ka qenë një element kyç në suksesin e skuadrës, duke formuar një dyshe solide në mbrojtje me Jonathan Tah.

Megjithatë, kontrata e francezit është drejt skadimit dhe oferta e parë e klubit nuk ka përmbushur pritjet e lojtarit, çka ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij në Mynih.

Sipas asaj që raporton ‘Bild’, Upamecano ka arritur tashmë një marrëveshje verbale me Real Madridin mbi kushtet personale të kontratës.

Madrilenët e shohin mbrojtësin si përforcimin ideal për linjën e prapme, madje më të përshtatshëm se Ibrahima Konate i Liverpoolit, i cili gjithashtu është në vitin e fundit të kontratës.

Përveç Real Madridit, interesim për francezin kanë shfaqur edhe Liverpool dhe Chelsea, duke e bërë situatën e tij në treg edhe më të nxehtë. Kjo vendos Bayernin në presion për të reaguar shpejt dhe për të përmirësuar ofertën aktuale, nëse dëshiron ta mbajë një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të skuadrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daniel De Rossi është prezantuar te Genoa, siç edhe pritej.…