Real Madridi bëhet skuadra me më shumë penallti në favor në historinë e Ligës së Kampionëve
Real Madridi ka mposhtur Olympique de Marseille me rezultat 2-1 në një ndeshje të Ligës së Kampionëve të vendosur nga dy penallti të shndërruara në gol nga Kylian Mbappe.
Dhënia e penalltisë së dytë për shkak të prekjes me dorë të Facundo Medinas ka shkaktuar shumë polemika në Francë. “Penalltia e dytë ishte pak e sikletshme dhe do ta thosha këtë nëse do të më ishte dhënë mua”, ka thënë trajneri i Marseille, Roberto de Zerbi, pas ndeshjes.
Ndërsa Alexis Maria Martin-Tamayo Blazquez, një ekspert i të dhënave dhe statistikave në Onda Cero dhe ESPN të njohur si MisterChip, ka raportuar në “X” se me këtë penallti të dytë, Real Madridi e ka tejkaluar Bayern Munich si skuadra me më shumë penallti të dhëna në historinë e Ligës së Kampionëve të UEFA-s.
Real Madridi tani mban rekordin me 63 penallti të akorduara në favor të tyre, ndërsa pas tij vjen Bayern Munichu me 62 penallti dhe Barcelona me 56 penallti.
🎯 Avec les deux penaltys obtenus face à l'OM, le Real Madrid devient le club ayant obtenu le plus de penalty dans l'histoire de la C1 (63)https://t.co/yBiRTloFZ6 pic.twitter.com/1qnHIrh1Oy
— RMC Sport (@RMCsport) September 16, 2025



