Real Madridi e dëshiron Szoboszlain?

25 janar 2026 | 15:29

Dominik Szoboszlai shquhet si një nga prioritetet e Real Madridit për forcimin e ekipit në sezonin 2026/2027.

Dëshira e tyre është aq e madhe sa klubi madrilen thuhet se është gati t’i dërgojë Liverpoolit një ofertë jashtëzakonisht të lartë për mesfushorin hungarez, shkruan Fichajes. Edhe pse nuk priten përforcime në afatin kalimtar të janarit, Real Madridi tashmë po shqyrton seriozisht opsionet për verën e ardhshme.

Drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm për nevojën për të forcuar ekipin, dhe një nga pjesët kyë që kërkon emra të rinj është mesfusha. Ndër lojtarët që po monitorohen është 25-vjeçari Dominik Szoboszlai, i cili ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Liverpoolit këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Arne Slot.

Ofertë prej 90 milionë eurosh Futbollisti hungarez, i cili ka shënuar shtatë gola dhe ka regjistruar pesë asiste në 30 ndeshje zyrtare këtë sezon, sipas portalit Defensa Central, është një nga prioritetet kryesore të Klubit Mbretëror për sezonin 2026/2027. I njëjti burim pohon se presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, është gati të ofrojë deri në 90 milionë euro për shërbimet e tij.

Megjithatë, duket se Liverpooli nuk do të bjerë dakord lehtë për një shitje. Klubi anglez është në një situatë të qëndrueshme financiare dhe nuk ka nevojë ta shesë lojtarin. Duke pasur parasysh rëndësinë që ka mesfushori hungarez për ekipin e Anfield, largimi i tij duket praktikisht i pamundur, edhe pse paraja është e mire për çdo klub.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i është drejtuar me një…