Real Madridi e kërkon këndelljen sonte, ndeshet me Celta Vigon

06 mars 2026 | 16:07

Dy humbje në dy ndeshje rresht jo vetëm që ia humbën pozitën e parë, por edhe e lanë me plot katër pikë prapa Barcelonës.

Real Madridi i pati disa ditë të vështira sa i përket rezultateve, duke pësuar nga Osasuna dhe Getafe dhe duke e humbur primatin që e kishte fituar vetëm një xhiro më herët.

E sonte, ekipi i drejtuar nga Alvaro Arbeloa e ka obligim fitoren.

“Los Blancos” ndeshen në udhëtim me Celta Vigon me fillim nga ora 21:00, ndeshje e cila e hap xhiron e 27-të në elitën e futbollit spanjoll.

Aktualisht, Barcelona prin me 64 pikë, kurse Real Madridi ka katër më pak.

Celta Vigo në anën tjetër e pati një sezon kogja të mirë, teksa renditet në vendin e gjashtë me 40 pikë të grumbulluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cruz Beckham i ka dërguar një mesazh pajtimi vëllait të…