Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

06 nëntor 2025 | 11:47

Real Madrid e ka bërë plotësisht të qartë qëndrimin e tij për të ardhmen e Vinicius Junior.

Sipas Defensa Central, pavarësisht pasigurive që kanë dalë rreth rinovimit të kontratës, klubi madrilen nuk ka asnjë synim ta shesë yllin brazilian.

Raporti thotë se presidenti Florentino Perez ka folur hapur për këtë çështje gjatë një takimi të bordit, duke theksuar se “Real Madrid nuk po e konsideron shitjen e Viniciusit”, pavarësisht zhurmës mediatike dhe spekulimeve që e lidhin atë me një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite.

Në vend të shitjes, plani i klubit është të rihapë bisedimet për rinovim sapo të përfundojë sezoni aktual. Burime brenda klubit theksojnë se zërat për një largim të afërt janë “plotësisht të pabazë”.

Vinicius, që ka kontratë me Real Madrid deri në vitin 2027, nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për klubin dhe dëshirën për të vazhduar te Santiago Bernabeu, duke luftuar për trofetë më të mëdhenj të futbollit evropian.

Në moshën vetëm 25-vjeçare, ai është në kulmin e karrierës, dhe megjithëse ende nuk ka marrëveshje për rinovim për shkak të dallimeve financiare, brenda klubit mbizotëron optimizmi se marrëveshja do të arrihet së shpejti.

Për momentin, Vinicius dhe përfaqësuesit e tij mbeten të qetë, të vetëdijshëm se kontrata aktuale e mbron plotësisht. Ata gjithashtu e dinë se koha po i forcon pozitat e tyre në negociata.

Megjithatë, Real Madrid dëshiron që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt, për të shmangur spekulimet e vazhdueshme dhe për të parandaluar një skenar të rrezikshëm ku, në verën e 2026-s, lojtari mund të afrohet drejt fundit të kontratës me mundësi të largohet si lojtar i lirë vetëm një vit më pas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin për javën…