Real Madridi fiton me vuajtje ndaj Rayos në minutën e 100-të
Real Madridi, pas tronditjes që përjetoi në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër Benficas, mezi regjistroi një fitore ndaj Vallecano, me gjyqtarin kryesor që fillimisht dha nëntë minuta shtesë dhe i dha një penallti në minutën e 96 për Realin.
Reali kaloi në epërsi pas 15 minutash lojë, kur Vinicius Junior, pas një pasimi nga Diazi, bëri një depërtim solo dhe përfundimisht arriti ta dërgonte topin në rrjetën e vizitorëve. Vetëm pak minuta më vonë, braziliani humbi një shans të shkëlqyer për të dyfishuar epërsinë e ekipit të tij.
Me të nisi pjesa e dytë rezultatin e barazoi Jorge De Fruos, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në minutën e 98-të kur Mbappeja shënoi nga penaltia.
Rayo luajti me dy lojtarë më pak pas përjashtimeve të Ciss dhe Chavarria. Kësisoj, Reali i afrohet Barcelonës sërish në një pikë.



