Real Madridi gjobitet nga UEFA pas përshëndetjes naziste nga tifozët

06 mars 2026 | 16:10

UEFA e ka ndëshkuar Real Madridin me gjobë dhe reduktim të tribunës së tifozëve pas portës, pasi kanë parë përshëndetje raciste në stadium.

Sipas gazetarit Henry Winter, UEFA e ka ndëshkuar Real Madridin pasi një tifoz u kap duke bërë një përshëndetje naziste brenda stadiumit Santiago Bernabeu gjatë ndeshjes ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve kundër Benficas.

Organi qeverisës evropian ka vendosur një gjobë prej 15,000 eurosh dhe një mbyllje të pjesshme me kusht të 500 vendeve në tribunën e poshtme jugore të stadiumit për një vit.

Incidenti ndodhi para fillimit të ndeshjes kundër ekipit portugez dhe Real Madridi lëshoi shpejt një deklaratë, duke thënë se e kishin kapur fajtorin dhe e kishin përjashtuar nga stadiumi.

“Real Madridi dënon këtë lloj gjesti dhe shprehjeje që nxit dhunë dhe urrejtje në sport dhe shoqëri”, thuhet në deklaratën e Real Madridit.

Më herët në ndeshjen e parë në Lisbonë, Vinicius Junior u ofendua në mënyrë raciste nga anësori i Benficas, Gianluca Prestianni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy humbje në dy ndeshje rresht jo vetëm që ia…