Real Madridi interesohet për N’Golo Kante

03 prill 2022 | 13:35

N’Golo Kante tash e sa kohë vazhdon të jetë dëshirë e parealizuar për Real Madridin.

Kante i përfundon kontrata me Chelsea në qershor të vitit 2023, por mund të largohet në fund të sezonit.

Kjo pasi, duke parë gjendjen e komplikuar të “Londinezëve”, nga rasti i Abramovich, mund të ndikojë që disa nga lojtarët të rrezikojnë të vazhdojnë me Chelsea.

Nëse ndodhë një gjë e tillë me Kante, atëherë Real Madridi janë të interesuar ta marrin në radhët e tyre, mesfushorin francez.

Sipas gazetës presitigjioze “AS”, ekipi i Carlo Ancelottit, janë të interesuar të nënshkruajnë me Kante.

Çmimi që do duhet të paguajnë madrilenët për mesfushorin është 50 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel dëshiron që Azpilicueta të qëndrojë…