
Real Madridi nesër zhvillon një akt lamtumirës për Marcelon
Legjenda e klubit madrilen, Marcelo Viera do të largohet përfundimisht nga ekipi nesër.
Marcelo këtë edicion i dha fund periudhës 16-vjeçare me “Mbretërit”.
Ai do të largohet nga “Santiago Bernabeu” si lojtari më i dekoruar me plotë 25 trofe mbi supet e tij.
Marcelo u transferua në Real Madrid në vitin 2007 nga një ekip brazilian.
Erdhi si një djalosh i ri në kryeqytetin spanjoll, por do të largohet si një legjendë e klubit.
Nesër me fillim nga ora 13:00 për nder të kontributit të tij për gjatë atyre viteve në Real Madrid, klubi do të zhvillohej një akt institucional homazh dhe lamtumirës për lojtarin.
“Real Madrid CF njofton se nesër, e hënë, 13 qershor, në orën 13:00, në Real Madrid City do të zhvillohet një akt institucional homazh dhe lamtumire për kapitenin tonë Marcelo, me praninë e presidentit tonë Florentino Perez. Pas këtij akti, Marcelo do të dalë para mediave në sallën e shtypit te Real Madrid City”, ka njoftuar Real Madrid.