Real Madridi përgatitet për epokën e dytë të “Galaktikëve”, Perez e kërkon Erling Haalandin qysh në verë
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka bërë prioritet afrimin e yllit të Manchester Cityt Erling Haaland në verën e vitit 2026.
Real Madridi aktualisht po kalon një krizë në aspektin sportiv, ndërsa bordi ka nisur punën që të gjejë problemin, si dhe të përforcohet për vitin e ardhshëm.
Sipas asaj që raporton gazetari i besueshëm Florian Plettenberg, dëshira e madhe njëkohësisht objektivi, është askush tjetër përpos Haaland, që po vazhdon të shkëlqejë te City.
Në bazë të këtij raportimi, Perez e sheh norvegjezin si “shpëtimtari” i Real Madridit, megjithatë është në dijeni se klubi madrilen nuk do ta ketë të lehtë një afrim të tillë.
Haaland ka kontratë afatgjatë me Cityn dhe një nënshkrim i mundshëm padyshim do ta tejkalonte shifrën prej 150 milionë eurove.
Mirëpo, lajmi pozitiv për gjigantin spanjoll është se Haaland nuk do ta refuzonte kalimin në “Santiago Bernabeu”, pasi e sheh Realin si klubi i ëndrrave është fans tepër i madh i futbollit spanjoll.
Mbetet të shihet nëse do të realizohet një transferim i tillë që padyshim do të niste një epokë të re galaktikësh te klubi më i madh në botë.



