Real Madridi përgatitet për skenarin pa Viniciusin, Haaland objektivi kryesor
Real Madrid po monitoron me kujdes situatën e Vinícius Júnior, ndërsa drejtuesit e klubit kanë nisur të shqyrtojnë opsionet e mundshme në rast se braziliani vendos të mos rinovojë kontratën e tij në “Santiago Bernabeu”.
Sipas raportimeve, presidenti i klubit, Florentino Pérez, e ka vendosur Erling Haaland në krye të listës së dëshirave. Madje, thuhet se Reali është i gatshëm të paraqesë një ofertë rekord prej rreth 150 milionë eurosh për sulmuesin norvegjez nëse Vinícius largohet nga kryeqyteti spanjoll.
Përveç Haalandit, në radarët e “Los Blancos” ndodhen edhe Michael Olise dhe Julián Álvarez, të cilët vlerësohen lart nga stafi drejtues. Megjithatë, sulmuesi i Manchester City mbetet një nga emrat kryesorë që po konsiderohet si zëvendësues i mundshëm i Viníciusit.
E ardhmja e brazilianit vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta në Madrid, ndërsa çdo zhvillim rreth rinovimit të kontratës së tij mund të ndikojë drejtpërdrejt në planet e merkatos së klubit madrilen.



