Real Madridi po kërkon trajner të ri

15 janar 2026 | 11:14

Real Madridi e ka nisur zyrtarisht kërkimin për një trajner të ri, pas rezultateve zhgënjyese të ekipit gjatë këtij sezoni.

Klubi madrilen ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin me Xabi Alonson pas një serie ndeshjesh negative, ndërsa së fundmi erdhi eliminimi surprizë nga Kupa e Mbretit nën drejtimin e trajnerit, Álvaro Arbeloa, ish-futbollist i Real Madridit dhe trajner i Castillas.

Megjithatë, burime pranë klubit theksojnë se Arbeloa shihet vetëm si një zgjidhje e përkohshme dhe jo si trajner afatgjatë, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

Sipas raportimeve nga mediumi spanjolle, drejtuesit e Real Madridit i kanë filluar tashmë kontaktet për ta gjetur një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.

Qëllimi i klubit është rikthimi i stabilitetit dhe rezultateve pozitive, si në La Liga ashtu edhe në kompeticionet evropiane.

Vendimi për ndryshimin në bankinë vjen në një moment delikat për klubin, ndërsa pritet që muajt në vazhdim të jenë vendimtarë për të ardhmen sportive të ekipit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në shkollën…