Real Madridi shpreh interesim për selektorin e Argjentinës
Real Madridi ka filluar “peshkimin” për trajnerin e ri.
Emra të përmendur për uljen në stolin e trajnerit të skuadra spanjolle, janë të shumtë si dhe emra të mëdha si Cesc Fabregas, Jurgen Klopp dhe Didier Deschamps.
Mirëpo tani është përmendur edhe një emër tjetër nga mediat spanjolle, bëhet fjalë për selektorin e Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni.
Sipas emisionit radiofonik El Partidazo de COPE, drejtuesit e Real Madrid tashmë kanë bërë një hap konkret duke kontaktuar Scalonin, i cili konsiderohet si një nga alternativat serioze për projektin afatgjatë të klubit.
Trajneri argjentinas fitoi reputacion global pasi udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në FIFA World Cup 2022.
Scaloni pritet të vazhdojë detyrën me kombëtaren e Argjentinës të paktën deri pas FIFA Ëorld Cup 2026, çka e shtyn çdo vendim për të ardhmen e tij.
Në të njëjtën kohë, presidenti i klubit, Florentino Perez, raportohet se po e analizon me kujdes situatën për të përcaktuar drejtimin strategjik të skuadrës.



