Real Madridi sot përballet me Atleticon
22 mars 2026
| 09:25
Real Madridi do të presë Atletico Madridin në “Bernabeu” këtë të diel në një nga ndeshjet më të pritura të La Liga-s. Vendasit do të jenë pa Militon, Courtois dhe Rodrygo, por rikthimi i Mbappes dhe Bellingham pritet të forcojë sulmin.
Te Atletico mungojnë Barrios dhe Mendoza, ndërsa Oblak është i dyshimtë.
Parashikimi i ndeshjes është 2-1 për Realin, që kërkon të thyejë serinë pa fitore ndaj rivalit në shtëpi.



