Real Madridi synon një nga mesfushorët më të mirë në Premier League

03 mars 2026 | 12:55

Real Madrid po përgatit një goditje të madhe në merkato, duke vendosur si prioritet mesfushorin anglez, Adam Wharton.

Drejtuesit madrilenë e shohin 22-vjeçarin si pasuesin ideal të Toni Kroos dhe si figurë kyçe për rindërtimin e mesfushës.

Wharton po zhvillon një sezon shumë të mirë me Crystal Palace, duke u kthyer në një nga mesfushorët më të vlerësuar në Premier League. Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha angleze, por Reali duket i gatshëm të bëjë sakrifica financiare për ta sjellë në “Santiago Bernabeu”.

Fillimisht, shifra e përfolur ishte rreth 74 milionë euro, por konkurrenca nga Anglia mund ta rrisë çmimin e lojtarit deri në 100 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka takuar kryetarin…