Real Sociedad shkarkon trajnerin
Real Sociedad ka konfirmuar se Sergio Francisco nuk është më trajner i ekipit të parë.
Klubi bask ka njoftuar në një deklaratë se trajneri është shkarkuar, i cili nuk do të drejtojë as seancën stërvitore të sotme. Ekipi do të drejtohet përkohësisht nga Jon Ansotegi, trajneri aktual i ekipit rezervë, për dy ndeshjet e mbetura para pushimeve të Krishtlindjeve, kundër Eldense (Coppa dell Rey) dhe Levante.
Ansotegi, i cili ka udhëhequr rezervat në një fitore 3:0 dje, do të zhvillojë seancën e tij të parë stërvitore me ekipin e parë pas dyerve të mbyllura këtë pasdite në orën 16:30.
Ndihmësi i tij do të jetë Imanol Agirretxe.
Real Sociedad dje ka pësuar disfatë nga Girona në shtëpi 1:2, dhe ishte kjo humbja e 8-të, sezonale apo pozita e 15-të, me vetëm 16 pikë.



