
Reali, 58 milionë euro për Nico Williams
Nico Williams është objektiv i Real Madridit. Sipas asaj që raporton “Marca”, klubi madrilen po merr seriozisht në konsideratë transferimin e sulmuesit të Athletic Bilbaos për sezonin e ardhshëm.
Reali është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh, një shumë që konsiderohet e arsyeshme për potencialin e lojtarit. Megjithatë, firma e mundshme me Nico Williams pritet të sjellë ndryshime në repartin ofensiv, pasi do të krijonte një mbingarkesë në atë sektor, duke detyruar klubin të shqyrtojë largime të mundshme, me emrin e Rodrygos që përmendet si një nga lojtarët që mund të preken më shumë nga ky transferim. Williams, 22 vjeç, është një nga futbollistët më premtues të kampionatit spanjoll.
Në sezonin aktual të La Liga-s (2024/25), ai ka zhvilluar 28 ndeshje, ka shënuar 5 gola, ka dhënë 5 asistime dhe ka realizuar 52 gjuajtje, duke luajtur 2105 minuta për Athletic Bilbao-n. Ai është vlerësuar për stilin modern të lojës, shpejtësinë dhe aftësinë për të krijuar rrezik në krahët e sulmit.
Real Madridi vijon të jetë aktiv në treg dhe e sheh në Nico Williams një mundësi për të përforcuar skuadrën me një lojtar cilësor dhe të ri, pa shpenzuar shifra marramendëse.