Reali bën gati 100 milionë euro për Enzo Fernandezin

17 korrik 2025 | 12:54

Real Madrid është vënë në kërkim të një mesfushori të ri dhe për të plotësuar dëshirën e madhe të Xabi Alonso, klubi madrilen është i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro. Edhe pse janë përmendur emra si Vitinha, Nicolo Barrella apo edhe Alexis Mac Allister, dëshira kryesore e Xabi Alonso është argjentinasi i Chelseas: Enzo Fernandez.

Megjithatë, rruga për të arritur deri tek ai është shumë e gjatë. Së pari duhet një ofertë bindëse për Chelsea-n që të heq dorë nga një lojtar kyç i tyre, për të cilin u paguan 120 milionë euro te Benfica. Së dyti, Reali duhet të krijojë hapësirën e nevojshme në ekip, lidhur edhe me pagat, ndaj para se të vijë Enzo Fernandez, duhen bërë disa largime.

Në listë janë disa emra për t’u larguar si Rodrygo, Eduardo Camavinga, të cilët kanë çmim të madh në treg dhe rroga të majme. Pastaj vijnë emra të tjerë si Dani Ceballos, Fran Garcia etj, të cilët vlejnë më pak, por pa bërë shitjet e duhura, duket i vështirë transferimi i Enzo Fernandez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në…