Reali dhe City ndahen në paqe

09 prill 2024 | 23:00

Emocione, gola dhe spektakël në dy ndeshjet e para çerekfinale të Champions League.

Real Madrid barazoi 3-3 me Manchester Cityn në Estadio Santiago Bernabéu (Madrid), duke lënë gjithçka të hapur për aktin e kthimit. Takimi nisi me “marshin e pestë” për “Qytetarët”, të cilët realizuan që në minutën e dytë. Bernardo Silva ekzekutoi shpejt një goditje dënimi, duke shtangur kështu madrilenët. Los Blancos përmbysën llogaritë menjëherë, për të treguar kështu forcën në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Camavinga vendosi ekuilibrat, i ndihmuar nga një devijim i Ruben Dias. Përmbysja u kompletua nga Rodrygo, në të 13-tën minutë.

Kampionët e Evropës, pas shumë tentativash, u futën në lojë sërish me golin e Foden (66’), përpara se Gvardiol të linte gjurmë në këtë takim, me golin e 2-3. Valverde nuk e kishte thënë ende fjalën e tij në këtë ndeshje, goli i tij “vulosi” rezultatin përfundimtar në 3-3.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk mund të kishte rezultat më të drejtë, për atë…