
Reali dhe Modriqi pajtohen që t’i ndajnë rrugët
Real Madrid nuk do t’i ofrojë Luka Modriqit një kontratë të re, ku mesfushori kroat do t’i japë fund qëndrimit të tij 12-vjeçar në kryeqytetin spanjoll në verën e ardhshme.
Fituesi i Topit të Artë 2018 konsiderohet si një nga mesfushorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave që ka ndihmuar Los Blancos për të fituar një mori trofesh që nga transferimi i tij në klub nga Tottenham në vitin 2012.
Koha tani po shkon drejt fundit sipas Sport. Klubi dhe lojtari kanë rënë dakord që një kontratë e re nuk do të nënshkruhet dhe kroati do të lejohet të largohet nga klubi në verë.
Është raportuar gjatë gjithë sezonit se 38-vjeçari ka qenë i zhgënjyer me Carlo Ancelottin për shkak të mungesës së kohës së lojës.
Që atëherë, Modriq është lidhur me shumë klube, duke përfshirë një lëvizje te Inter Miami i Lionel Messit dhe një ribashkim me Cristiano Ronaldon në Ligën Pro Saudite.
Maestro i mesfushës u bë lojtari i parë që prish ecurinë e Messit dhe Ronaldos në Topin e Artë kur e fitoi atë në vitin 2018 për paraqitjet e tij të mrekullueshme me Real Madridin dhe duke e çuar vendin e tij në finalen e parë të Kupës së Botës.