Reali do ta bojkotojë edhe sivjet ceremoninë e Topit të Artë

22 shtator 2025 | 14:32

Real Madridi do ta bojkotojë në vitin e dytë me radhë ceremoninë e Topit të Artë.

“Los Blancos” kanë vendosur të mos jenë prezent në gala mbrëmjen që do të mbahet sonte në Paris ku do të zgjidhen më të mirët e vitit 2025, organizuar nga revista franceze “France Football”.

Gazetari sportiv italian dhe njëherësh ekpert i transfereve, Fabrizio Romano ka njoftuar se presidenti Florentino Perez dhe pjesa tjetër e klubit dhe e ekipit s’do ta marrin rrugën drejt Parisit, njëjtë siç kishin bërë vitin e kaluar kur Vinicius Juniorit nuk i ishte dhënë ky çmim, duke e fituar në fakt atë mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, Rodri.

E zemërimi i “Mbretërve” duket se po vazhdon dhe edhe këtë vit kjo gala mbrëmje do të mbahet pa ta, ndonëse Kylian Mbappe mund të përfundojë në podium, me Ousmane Dembele e Lamine Yamal si favoritët kryesorë për ta fituar këtë çmim prestigjioz individual.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala,   ka…