Reali e sheh Pochettinon si zëvendësues të Zidane
04 mars 2020
| 12:13
Real Madridi janë duke konsideruar Mauricio Pochettinon si zëvendësues potencial të trajnerit të tyre, Zinedine Zidane.
Presioni ndaj Zidane është shtuar gjatë javëve të fundit, pas humbjeve që Reali pësoi në shkurt të këtij viti, kundrejt Levantes dhe Manchester Cityt, por fitorja 2 me 0 ndaj Barcelonas, i ka ndihmuar shumë atij.
Madridi, tani është duke u interesuar për ish trajnerin e Tottenhamit Pochettinon, në rast se do të ju duhet të largojnë Zidanen, sipas Goal.



