
Reali fiton me lehtësi ndaj Cadiz, 1 pikë larg titullit kampion
04 maj 2024
| 20:07
Real Madrid merr një fitore të thellë 3-0 ndaj Cadiz dhe tashmë është vetëm 1 pikë larg titullit kampion në La Liga. Brahim Diaz, Bellingham dhe Joselu ishin autorët e golave në pjesën e dytë.
Zyrtarizimi mund të vijë edhe nëse Barcelona nuk arrin të triumfojë në derbin katalanas përballë Gironës.
18 gola në kampionat në sezonin e parë në Spanjë për Bellingham, i cili numëron vetëm një gol më pak se ukrainasi Dovbyk i Gironës.