Reali i njofton skuadrat e interesuara se sa duhet të paguajnë për Endrick-un
28 tetor 2025
| 11:38
Gjërat nuk po ecin siç pritej për Endrick te Real Madridi. Sulmuesi brazilian po kalon një periudhë të vështirë në “Santiago Bernabeu”, ndërsa minuta lojë ende nuk ka parë nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso.
Me afrimin e afatit kalimtar dimërorë, gjithnjë e më shumë po flitet për një huazim të tij, por një marrëveshje e tillë nuk do të jetë aspak e lirë për klubet e interesuara.
Sipas mediumit spanjoll AS, çdo klub që dëshiron të sigurojë shërbimet e 19-vjeçarit për gjashtë muajt e ardhshëm do të duhet të paguajë rreth 4.5 milionë euro. Kjo përfshin pjesën e shlyerjes së kontratës që Real Madrid ka paguar për të, si dhe pagën e lojtarit.



