
Reali interesohet për Comanin
17 dhjetor 2021
| 12:29
Klubet e mëdha evropiane janë duke u interesuar për yllin e Bayern Munchen, Kinglsey Coman.
“Fichajes” raporton se skuadra e fundit që është duke e monitoruar situatën e futbollistit francez është Real Madridi. Anësori francez ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me Bayernin, por bisedimet për rinovimin e marrëveshjes kanë ngecur.
Real Madrid gjithashtu për afatin e verës planifikon edhe transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe.