Reali interesohet për Mahrezin

05 shkurt 2021 | 17:37

Real Madridi ka filluar të mendojë edhe për edicionin e ardhshëm. Në listën e transferimeve për sezonin e verës madrilenët kanë edhe Riyad Mahrezin, i cili aktualisht aktivizohet me Manchester Cityn.

29-vjeçari këtë sezon me fanellën e “Citizens”-it është aktivizuar 15 herë, duke realizuar dhe 5 gola. Spanjollët kërkojnë një sulmues për ta përforcuar repartin e avancuar dhe algjeriani duket se është futbollisti ideal për të luajtur përkrah Karim Benzemës. Kontrata e Riyad Mahrezit me klubin anglez skadon në vitin 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tubimin elektoral të Nismës Socialdemokrate në Lipjan, është thënë…