
Reali kërkon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve
Pas fitores në “El Clasico”, Real Madridi është motivuar edhe më shumë që ta shijojë fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës gjermane Borussia Moenchengladbach.
“Los Blancos” pësoi një humbje tronditëse në shtëpi ndaj Shakhtar Donetskut në ndeshjen e parë të fazës së grupeve (2-3), kurse gjermanët mbetën baras me Interin me rezultat 2-2.
Moenchengladbach në këtë ndeshje vjen pas barazimit në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve dhe pas fitores që e mori të shtunën kundër Mainz 05 në Bundesliga (3-2). Kjo skuadër në dy herët që mori pjesë në këtë garë nuk arriti ta kalojë fazën e grupeve, por sonte do të kërkojë një rezultat tjetër pozitiv për ta ndjekur ëndrrën e kualifikimit. Në anën tjetër Reali i Madridit arriti një fitore të madhe në “Camp Nou” kundër Barcelonës (1-3) dhe paraqitjen e mirë synon ta bëjë edhe sonte në Gjermani dhe ta shijojë fitoren e parë në këtë edicion në garën më të fortë në futboll.
Vendësve do t’u mungojnë Andreas Poulsen, Denis Zakaria dhe Laszlo Benes, ndërsa Mamadou Doucoure është në dyshim. Valentino Lazaro është rikthyer në stërvitje, por nuk ka luajtur që nga fundi i gushtit dhe vështirë se do të përfshihet në formacion. Ndërsa Marcus Thuram, Alassane Plea, Jonas Hofmann dhe Florian Neuhaus rikthehen në formacion pas pushimit në fundjavë. Mungesat e Realit janë Dani Carvajal, Martin Odegaard, Mariano Diaz, Alvaro Odriozola dhe Nacho.
Në Grupin B takohen edhe Shakhtar-Inter. Pikët e para dhe normalisht fitoren e synon edhe Atletioco Madridi që në ndeshjen e parë pësoi humbje të thellë nga Bayern Muncheni (4-0). Skuadra e Diego Simeones do të përballet me Salzburgun, kurse kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munchen, i shkon në Moskë, Lokomotivës.
GRUPI A
18:55 Lokomotiv M. – Bayern Munich
21:00 Atletico Madrid – Salzburg
Tabela
1. Bayern M. 1 3 pikë
2. Lokomotiv M. 1 1
3. Salzburg 1 1
4. Atletico 1 0
GRUPI B
18:55 Shakhtar Donetsk – Inter
21:00 B.Moenchengladbach – Real Madrid
Tabela
1. Shakhtar 1 3 pikë
2. Moenchengladbach 1 1
3. Inter 1 1
4. Real 1 0
GRUPI C
21:00 Porto – Olympiacos
21:00 Marseille – Manchester City
Tabela
1. City 1 3 pikë
2. Olympiacos 1 3
3. Marseille 1 0
4. Porto 1 0
GRUPI D
21:00 Atalanta – Ajax
21:00 Liverpool – Midtjylland
Tabela
1. Atalanta 1 3 pikë
2. Liverpool 1 3
3. Ajax 1 0
4. Midtjylland 1 0
(V.Z / Epoka e re)