Reali kualifikohet në gjysmëfinale

12 prill 2022 | 23:40

Real Madrid është skuadra që shkon në gjysmëfinale këtë sezon, pasi do të eliminonte Chelsea-n pas 120 minutash lojë. Dueli i kthimit u mbyll sërish në shifrat 3-1 në kohën e rregullt, por këtë herë për ekipin londinez, por në shtesë madrilenët gjetën golin e 3-2, duke siguruar kualifikimin.

Dueli i luajtur në “Santiago Bernabeo” do të dhuronte shumë emocione, me Blutë e Londrës që do të ishin dominues për 80 minuta lojë, duke shënuar dhe tri gola. Mount zhbllokoi shifrat që në minutën e 15-të, ndërkohë që Rudiger në fillimin e pjesës së dytë shënoi me kokë. Në minutën e 75-të, Timo Werner me një veprim shumë të bukur në zonë gjeti dhe golin e tretë që shokoi vendasit.

Gjithsesi skuadra e Ancelottit e “mblodhi shpejt veten” duke reaguar pas vetëm 5 minutash. Rodrygo shënoi golin e parë për vendasit pas një asistim magjik nga Luka Modriq.

Ndeshja do të mbyllej me këtë rezultat, duke e dërguar takimin në kohën shtesë. Në fillimin e saj, në minutën e 96-të, do të ishte Karim Benzema që do të gjente dhe golin e dytë për Realin, duke i dhënë kualifikimin Realit për në gjysmëfinale, atje ku do të presë fituesin e çiftit mes Manchester Cityit dhe Atletico Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U.d. i kryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së…