
Reali në garë për yllin Laipzingut
09 maj 2020
| 12:57
Zinedine Zidane kërkon një mbrojtës me eksperiencë për sezonin e ardhshëm. Objektivi i radhës është Dayot Upamecano, qendërmbrojtësi i Laipzig.
Klauzola e largimit kap shumën e 60 milionë eurove, por Leipzig për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga Covid-19, e sheh të vështirë që të përfitojë një shumë të tillë, ndaj sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, për Upamecanon klubi gjerman mund të reduktojë pretendimet në 40 milionë euro.
Mbrojtësi ndiqet prej kohësh edhe nga Bayerni i Mynihut, por rol vendimtar do të luajë edhe dëshira e mbrojtësit.