Reali nuk është në diskutim, Klopp mund ta marrë drejtimin e Kombëtares së njohur evropiane
Spekulimet për të ardhmen e Jurgen Klopp po rikthehen sërish në qendër të vëmendjes, ndërsa edhe drejtuesit e Red Bull duket se janë të shqetësuar për situatën.
Klopp ka punuar si Drejtor Global i Sporteve në Red Bull që nga janari i vitit 2025 dhe shpesh ka theksuar se ndihet shumë mirë në rolin e tij të ri. Megjithatë, thashethemet për një rikthim të mundshëm në stolin e trajnerit vazhdojnë të qarkullojnë.
Sipas raportimeve të Sport Bild, RB Leipzig e konsideron të mundshëm një kalim të Klopp te Kombëtarja e Gjermanisë për të marrë drejtimin e kombëtares së gjermane.
Brenda strukturave të Red Bull, largimi i tij tashmë po diskutohet gjithnjë e më shpesh dhe konsiderohet një mundësi reale për këtë verë, pavarësisht se trajneri aktual Julian Nagelsmann ka kontratë deri në vitin 2028.
Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, një transferim i Klopp te Real Madrid është jashtë çdo diskutimi. Rrethi i trajnerit gjerman nuk e sheh të mundshëm një rikthim të tij të menjëhershëm në një klub me presion kaq të madh publik dhe me sfidën e menaxhimit të përditshëm të shumë yjeve në skuadër.
Megjithatë, jo gjithçka është perfekte në bashkëpunimin mes Klopp dhe Red Bull. Drejtuesit e kompanisë vlerësojnë shumë përvojën dhe aftësitë e tij, por prania relativisht e rrallë e trajnerit në ndeshje të rëndësishme apo në qendrat stërvitore ka shkaktuar disa shqetësime të brendshme.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë e ardhmja për Klopp dhe nëse ai do të rikthehet sërish në pankinën e trajnerit.



