Reali nuk heq dorë nga Rodri

21 korrik 2025 | 12:40

Real Madridi ka transferuar Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono, kurse objektivi i fundit i klubit “merengues” është të sigurojë një mesfushor të nivelit të lartë, që mund të zëvendësojë me një vit vonesë Toni Kroos. Rodri i Manchester Cityt është një nga emrat që është rikthyer fuqishëm në radarin e madrilenëve.

Sipas asaj që raporton gazeta “AS”, në listën e alternativave përveç Rodrit janë edhe tre emra të tjerë shumë të njohur si Nicolo Barella (Inter), Enzo Fernandez (Chelsea) dhe Alexis Mac Allister (Liverpool).

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të mbajë  sot (e…