Reali ofron Kroosin për Pjaniqin 

28 mars 2019 | 15:52

Për momentin është thjesht një ide, por shkëmbimi mes Toni Kroosit dhe Miralem Pjaniqit është një nga mundësitë e kësaj vere.

Zërat nga Spanja shprehen se mesfushori boshnjak i Juventusit është sërish nën radarët e presidentit Florentino Perez, pasi e provoi edhe verën e kaluar. Gjithashtu, Pjaniqi pëlqehet edhe nga trajneri Zidane. Dhe për të arritur te ky shkëmbim, po mendohet që në Torino të ofrohet gjermani Toni Kroos.

Për momentin Juventusi është frenuar prej rrogës: Pjaniq fiton 6.5 milionë euro në vit, ndërsa Kroosi pothuajse dyfishin. Gjithsesi, “Tuttosport” raporton se drejtori Fabio Paratiçi mund të bënte një sforco ekonomike, pasi ta vlerësojë edhe anën teknike të këtij operacioni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka takuar komandantin e…