Reali pa Mbappen dhe Alexander-Arnoldin në Superkupë
Real Madridi ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite ku do të mbahet turneu i Superkupës së Spanjës, me dy mungesa të rëndësishme.
Sulmuesi kryesor, Kylian Mbappe dhe mbrojtësi i krahut, Trent Alexander-Arnold do të jenë mungesat e Realit në Superkupë për shkak të lëndimit.
Si Mbappe e Alexander-Arnold, kanë mbetur në Madrid për të vazhduar programin e rehabilitimit dhe do të jenë mungesa të mëdha për trajnerin Xabi Alonso.
Real Madridi, të enjten do të përballet me Atletico Madridin në ndeshjen gjysmëfinale që luhet në stadiumin “King Abdullah” në Jeddah dhe nis në orën 20:00.
Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, që luhet të mërkurën mbrëma do të përballen Barcelona dhe Athletic Bilbao.
Fituesit e dy gjysmëfinaleve, do të përballen në ndeshjen finale që do të zhvillohet të dielën mbrëma.



