Reali përgatit 115 milionë euro për Rodrin

24 korrik 2025 | 14:36

Klubi i Real Madridit, tani i drejtuar nga Xabi Alonso, është gati të bëjë një ofertë marramendëse prej 115 milionë eurosh për ta sjellë Rodrin në “Santiago Bernabeu”, raporton “The Sun”.

Kontrata e mesfushorit me Cityn është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, dhe aktualisht nuk ka negociata për rinovim. Kjo situatë i ka dhënë shpresë Realit që të veprojë në mënyrë të shpejtë për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.

Në Madrid, Rodri shihet si pasardhësi ideal i tandemës legjendare Toni Kroos-Luka Modriq, dhe në “Los Blancos” mendojnë se ai ka potencialin për të fituar edhe Topin e Artë, pas paraqitjeve mbresëlënëse që ka pasur si lider i padiskutueshëm në mesfushë. Nëse operacioni finalizohet, do të ishte një tjetër goditje e madhe në merkato për Real Madridin dhe një sfidë e re për Rodrin në vendlindjen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka arritur në gjysmëfinale të…