Reali përgatit ceremoninë madhështore për Ancelottin

20 maj 2025 | 15:00

Të shtunën e ardhshme, Carlo Ancelotti do të drejtojë për herë të fundit Real Madridin në ndeshjen kundër Real Sociedad në “Santiago Bernabeu”, duke mbyllur një kapitull të lavdishëm në historinë e klubit.

Me 15 trofe të fituar në dy periudha si trajner i “Los Blancos”, Ancelotti është bërë trajneri më i suksesshëm në historinë 123-vjeçare të klubit, duke tejkaluar legjenda si Miguel Munoz dhe Zinedine Zidane. Pas përfundimit të sezonit, Ancelotti do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, duke nisur një sfidë të re në karrierën e tij të pasur.

Në nder të kontributit të tij të jashtëzakonshëm, Real Madrid ka planifikuar një ceremoni lamtumire pas ndeshjes së fundit në “Bernabeu”, ku do të ekspozohen të 15 trofetë e fituar nën drejtimin e Ancelottit. Ky moment do të shënojë fundin e një epoke të ndritur për Real Madridin dhe fillimin e një kapitulli të ri nën drejtimin e trajnerit të ardhshëm, Xabi Alonso.

Lista e trofeve të fituar nga Ancelotti përfshin:

3 Liga të Kampionëve (2013–14, 2021–22, 2023–24)
3 Kupa të Botës për Klube
3 Superkupa të Evropës
2 La Liga
2 Kupa të Mbretit
2 Superkupa të Spanjës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe…