Reali refuzon Leaon
                09 dhjetor 2022
                |  12:04
            
        Skuadra e Real Madridit nuk është e interesuar për shërbimet e yllit të Milanit, Rafael Leao. Lajmi është bërë i ditur sot nga gazeta spanjolle “Marca”.
Portugezi ka kontratë deri në verën e vitit 2024, ndërsa bisedimet për vazhdimin e kontratës nuk kanë filluar ende. Mirëpo kjo nuk e ka penguar aspak Realin e Madridit që të refuzon propozimin e agjentit të Leaos.
Interesim për sulmuesin ka shprehur Chelsea, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Manchester City.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        