
Reali rikthen interesimin për Icardin
Sulmuesi Mauro Icardi është rikthyer edhe një herë në “radarin” e Real Madridit, raporton “Mundo Deportivo”.
Duket se “Los Blancos” janë në dijeni se Lautaro Martinez do të kalojë te Barcelona dhe po shikojnë opsione të tjera. Zinedine Zidane e ka vlerësuar sulmuesin argjentinas si më të mirin në treg dhe po tenton të marrë atë në “Santiago Bernabeu”.
Icardi është aktualisht në huazim te Paris Saint-Germain, por në fund të edicionit do të rikthehet te Interi. “Nerazzurët” nuk e duan rikthimin e tij në “Giuseppe Meazza”, derisa refuzojnë të shesin atë në Serie A.
Juventusi dhe Milani janë të interesuar për transferimin e Icardit, mirëpo Interi nuk dëshiron të përforcojë rivalët. Madrilenët mund të përfitojnë nga kjo gjë dhe të transferojnë lojtarin për 70 milionë euro