Reali rrëmben Superkupën e Spanjës për herë të 13-të

14 janar 2024 | 22:05

Real Madrid fitoi Supërkupën e Spanjës për herë të 13-të në histori. Një spektakël unik në KSU Stadium (Riyadh), aq më tepër në një “El Clasico”, një takim ku Los Blancos triumfuan 4-1 ndaj Barcelonës.

Vinicius Junior tregoi klasin e tij që në 10 minutat e para të ndeshjes. Ylli brazilian realizoi dopietë, duke dërguar në festë tifozët madrilen. Ekipi i Xavit i rifut në lojë në minutë ne 33-të. Lewandowski, me një gjuajtje fluturimthi, ia doli të mposhtë portierin Lunin. I jashtëzakonshëm Vinicius, i cili kompletoi tripletën brenda pjesës së parë. Në pjesën e dytë, në të 64-tën, Rodrygo i dha goditjen e fundit katalanasve. Barça mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Araujo (71’).

Kështu, Real Madrid festoi në fund Superkupën e 13-të, pas atyre të viteve 1988, 1989, 1990, 1993, 1997, 2001, 2003, 2008, 2012, 2017, 2020 dhe 2022. Barcelona vazhdon me rekordin negativ, dështon të mbrojë trofeun, diçka që nuk ndodh që nga 2010/2011 kur trajneri Pep Guardiola ishte në krye të ekipit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet…