Reali shpreh interesim për Gnabryn

31 mars 2022 | 11:19

Real Madridi ka shprehur interesim për yllin e Kombëtares së Gjermanisë, Serge Gnabryn.

Gnabry ka kontratë me Bayern Munchen deri në vitin 2023 dhe palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për vazhdimin eventual të saj. Futbollisti ofansiv është mik i mirë me David Alaban dhe ish-futbollisti i Bayernit i ka folur shokut të tij për “Los Blancos”,

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi gjerman “Bild”. Mbetet të shihet nëse përfaqësuesi gjerman do t’i bashkohet mbrojtësit austriak në “Santiago Bernabeu”. Gnabry ka shfaqur formë të lartë me gjigantin “bavarez”, por palët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

Nëse nuk e vazhdon kontratën në muajt në vijim, Bayerni mund të vendos ta shesë lojtarin gjatë verës për të mos e humbur pa para në verën e vitit 2023, kur edhe do të jetë lojtar i lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ragip Gjoshi   (Udhëheqësve të UÇK-së dhe të gjithë luftëtarëve…