
Reali synon transferimin e dy mbrojtësve të Liverpoolit
Real Madrid ka hedhur sytë prej kohësh nga Liverpooli, ku thuhet se ka siguruar transferimin e mbrojtësit Trent AlexanderArnold. Atij i skadon kontrata në fund të sezonit dhe do të largohet me koston zero. “Los Blancos” e ka ndërmend të bëjë një tjetër goditje të fortë te “Reds”, skuadra që kryeson në Angli.
Sipas “Daily Mail”, presidenti Florentino Perez po ndjek me interes edhe mbrojtësin Ibrahima Konate. Kontrata e 26-vjearit francez skadon në verën e vitit 2026, ndaj ai do të hyjë së shpejti në vitin e fundit të kontratës.
Kjo do të ndihmojë Real të bëjë një ofertë jo shumë të lartë, duke detyruar Liverpooli ta pranojë atë. Konate është një profil që i pëlqen Real Madrid, i gatshëm të përfitojë nga mosmarrëveshja e tij me “Reds”, që nga frika se mos e humbasin edhe këtë lojtar me koston zero, mund ta shesin