Reali tregon forcën kundër Sociedadit

05 mars 2022 | 23:05

Real Madridi ka fituar me rezultatin e thellë 4-1 ndeshjen me Real Sociedadit në “Santiago Bernabeu” në kuadër të javës së 27 të La Liga-s.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 10 nga miqtë, falë një penalltie të shkaktuar nga Carvajal dhe ekzekutuar saktë nga Oyarzabal.

Vendasit do të merrnin kontrollin e lojës dhe do të arrinin të përmbysnin gjithçka në fundin e pjesës së parë me dy supergola, fillimisht Camavinga në të 40’ dhe tre minuta më vonë Luka Modriq.

Pjesa e dytë  do të nisë sërish me Real Madridin dominues që do të shënojë edhe dy gola të tjerë me Benzema në minutën e 76 që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe në të 79’ me  Asensio.

Një fitore që e shkëput akoma më shumë Realin nga vendi i dytë që mbahet nga Sevilla e cila “ngeci” këtë fundjavë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Termocentralët bërthamorë në duart e rusëve janë kthyer në një…